Nuk ka të ardhme të ndritur pa një arsim cilësor!

0
492

JO vetëm sot, por në çdo kohë e në çdo rrethanë arsimi është dhe duhet të jetë prioritet shoqëror e shtetëror. Nuk mund të ketë të ardhme të sigurt dhe të ndritur duke e degraduar shtyllën kryesore arsimin. Kjo është jo vetëm shqetësuese por edhe alarmuese.

Kohëve të fundit ky degradim apo ky kaos në sistemin e arsimit po dëshmohet haptazi në qytetin e Prizrenit qysh në prag të fillimit të vitit të ri shkollor. Nuk ka ligj, rregullore apo udhëzim administrativ që i jepë të drejtë pushtetit lokal që ndërrimet e Drejtorëve të shkollave ti zëvendësoj me Ushtrues Detyre dy javë para fillimit të vitit shkollor. Ku ishin deri tani?! Sipas ligjit për arsimin parauniversitar tre(3) muaj para përfundimit të kontratës duhet të njoftohen paraprakisht Drejtorët e Shkollave dhe të shpallet konkursi dhe nëse nuk ekzistojnë kushtet për procedurën e konkursit duhet tu vazhdohet detyra e UD Drejtoriti i cili ka ushtruar detyrën dhe ajo mund ti ndërpritet vetëm nëse ka shkelje ligjore gjatë ushtrimit të detyrës apo mbi bazën e përfomancës. Paramendojeni që në Prizren, DKA nuk është bërë asnjë vlerësim të performancës për Drejtorët e Shkollave mbi të cilën Kryetari i Komunës e jepë si arsyen kryesore të zëvendësimit të Drejtorëve me UD-Drejtorët e rinjë. Asnjëra nga këto të lartcekura nuk janë aplikuar e zbatuar si masa paraprake nga DKA e Prizrenit. Për më shumë Drejtorët e shkollave janë larguar në mënyrën më të ulët që as në regjimet më të egra nuk ka ndodh të largohesh me zarfë. Ku është kontributi i këtyre Drejtorëve, ku është integriteti dhe dinjiteti i tyre në kontekstin professional e personal, familjar e shoqëror. Kjo formë e largimit shtron pikëpyetjen e komunitetit, këshillit të shkollës, të prindërve, të nxënësve se meritokracia nuk është sistem vlerash mbi bazën e suksesit në punë por politika e përcakton se kush është i denjë për udhëheqjen e shkollës. Nuk është edhe e quditshme pse nuk janë aplikuar e zbatuar kriteret duke pasur parasysh që për një periudhë kohore 3 vjeçare të pushtetit lokal janë ndërruar tre(3) Drejtor të Arsimit në Prizren, ky është vetë paradoksi dhe treguesi i qartë i udhëheqjës komunale përkatësisht i udhëheqjes së arsimit në Prizren.
Përtejë lëshimeve të qëllimshme për përfitime politike nga pushteti aktual respektivisht DKA, a është e mundshme njëherë të mendohet me logjikë të shëndoshë që nga arsimi të largohen duart e politikës dhe të veprohet me racionalitet me qëllimin e vetëm që ardhmëria e këtij shteti të ketë perspektivë të mirëfillët. Si është e mundur pikërisht në këtë kohë të fillim vitit të shkollor të ndërmerren kësi lloj vendime kur dihet se çdo fillim vit i ri shkollor ka sfidat e veta si për pregaditjen e koletikivit për kurrikulat shkollore vjetore, plotësimin e kuadrove në mungesë të lëndëve ku mungojnë mësimdhënësit, për pregaditjen e ambientit për nxënësit, për pregaditjen infrastrukutës dhe kushteve për ndryshimin e stinëve. Kjo është jo vetëm e dhimbshme por edhe alarmuese për të ardhmen tonë.
SOT, ku arsimi do duhet të jetë prioritet numër një, jo i shkruar por me veprime konkrete ashtu si kanë bërë të gjitha vendet evropiane që të filloj viti i ri shkollor ndryshe nga herat e tjera por të qartë e me plane konkrete me zbatim të plotë të masave mbrojtëse tek ne merren vendime krejt politike me qëllime të përfitimit.
Sot fillestarët në vend të takimit me mësuesin/en, adaptimin me ambientin shkollor për të cilët sot fillon një epok e re, një pikënisje e njohjes ndryshe nga të përceptuarit e botës së imagjinuar ata janë ende më thelle në mjegullë e me plotë dilema se kur do të fillojë kjo ditë.
Udhëheqjes së arsimit në nivel vendi e qyteti, si duket nuk i kanë mjaftuar muajt e gjatë të pushimeve për të hartuar një plan higjienik për pandeminë sepse ende janë në proces të tenderimit për përzgjedhjen e kompanive për furnizim me mjete higjienike.
Në këtë periudhë kohore të gjatë e sfiduese jo që ka pasur mundësi për të ndërmarrë e harmonizuar masa në secilën shkollë për rifillim të procesit mësimor por edhe për ti avancuar praktikat të cilat mundësojnë një process të rregullt edukativo arsimor në të mirën e përfitimit të fëmijëve respektivisht nxënësve tonë.
Përvishnju punës, nëse muk mund të ja dilni me udhëheqjen tuaj angazhoni profesionistë të fushës sepse Prizreni e Kosova ka plotë të tillë, jepjuni hapësirën e mundësinë e mos i luftoni që të largohen në dëm të fëmijëve tanë.
Shkruan: Lujeta VESELAJ – GUTAJ

Leave a Reply