Me Marrëveshjen e Washingtonit s’ humbi as Kosova e as Serbia, po fitoi veç Amerika!

0
93

Kur është fjala tek Projektet miliardëshe që i arriti Grennell&Company, midis Serbisë dhe Kosovës është fakt që është hera e parë që kapitali ndërkombëtar, kryesisht kapital i KTN-ve amerikane që do marr pjesë aktive në ndërtimin e projekteve infrastrukturore dhe të kompanive të mesme në Ballkanin Perëndimor.
Ku aktualisht Kompanitë amerikane për këto dy dekada të pasluftës kanë të punësuar hiq më pak se 20.000(njëzetë mijë) njerëz në Serbi! Që i bie se administrata amerikane (përmes KTN-ve të saja) është shumë e interesuar që në Ballkan të hyj në konkurrencë (jo)lojale me konkurrentë kryesisht kinez e më pak sish rus.
Por, është propagandë (për të mos thënë mashtrim dhe rrenë) e kulluar të mendohet se Zotimet e Washingtonit kanë të bëjnë ekskluzivisht me investime direkte financiare të SHBA-ve apo të KTN-ve amerikane, ashtu si po e trumbetojnë mediet e paguara sociale edhe nga Serbia edhe nga Kosova.
Në ditët e sotme, është tejet naive e për të mos thënë dhe budallaki e skajshme të mendohet se në Projekte megalomane, siҫ po pretendohet të na imponohet kjo e “ala Trump&Grenell”, do hargjohen para të SHBA-ve, apo te Agjensionit Amerikan për zhvillim (DFC)… Asnjë Korporatë Transnacionale, nuk investon paratë e veta kesh! Investimet e tilla ose futen (përveç garancioneve për siguri) përmes qeverive të rajonit (siҫ është rasti i Serbisë dhe i Kosovës) që përveq që kanë probleme hiatorike, kanë edhe probleme etnike, politike, madje edhe ekonomike e kulturore.
Investimet miliardëshe, në fakt janë borxhe të reja që do t’i faturohen gjeneratave të ardhshme të rajonit, përmes kredive dhe donacioneve të ndryshme. Në fakt, në dekadat e ardhshme fëmijët e fëmijeve tanë, për një arsye të thjeshtë (të pagesave në kiste të kredive ndërkombëtare) do bëhen rrogëtar në tokën tonë, në bregdetin tonë, në hapsirën tonë ajrore, në gjeografinë dhe në gjeopolitikën tonë! Ballkani Perendimor, në dekadat e ardhshme perveç që shndrrohet në një “kantier” ndërimi, do bëhet edhe një “fermë idwale orweliane”, ku përfituesit më të mëdhenj s’do jenë as shqiptarët as serbët, as amerikanët, por, vetë klanet biznisore të Trumpit dhe ato të KTN-ve (Kompanive Transnacionale) amerikane. Pra, fitoj Amerika dhe Kompanitë e saj Transnacioanale. Kështu që me ZOTIME nuk humb as Serbia e as Kosova, po FITON veç Amerika! Amerika për ta ruajtur primatin e lidershipit në rajon e kontinent, në vend të “shkopit” (fuqisë ushtarake) tani do ta përdorë edhe “karrotën” (fuqinë ekonomike)!

Shkruan: Fadil MALOKU

Leave a Reply