Kujdes! Kisha ortodokse serbe, po na provokon rëndë me kishën politike në Prishtinë!

0
391

Liturgjia fetare e mbajtur sot në kishën që gjendet Kampusi Universitar i Prishtinës, fare s’ka të bëjë as me lutjet e as me bekimin e serbëve prishtinas (sepse, serb s’ka më as për farë!?), por, ēshtë thjeshtë njē provokim i radhës nga ana e Presidentit aktual Aleksandër Vuçiq. I cili pērmes “vëllaut binjak” (lexo Kishës politike) që e ka në Kishën ortodokse serbe, tani para përmbylljes së kaptinës sē “dialogut” serbo-kosovar, dëshiron tē krijojë “fakte dhe alibi” në sytë e faktorëve vendimarrës dhe opinionit të gjerë ndërkombētar, për gjëja kërcnimin që po ua bëjnë shqiptarët e Kosovës, “vlerave dhe pasurive historike serbe”!? Kisha politike, si hije e Kishës faktike historikisht ishte dhe mbeti edhe mē tej aleati më i denjë i shtetit Serb.

Mbeti kështu edhe nga shkaku, se; shteti dhe kisha atje janê të aq të mishëruara në njëri tjetrin, sa që thuhet edhe publikisht që asnjë Qeveri serbe, pa bekimin dhe miratimin e Kishes ortodokse serbe, nuk merr as edhe një vendim të vetëm!? S’këndejmi, kujt i kujtohet nē luftën e ndodhur në vitet 90-ta në Bosnje, e më vonë edhe nē Kroaci, sidomos nē vitin 1999 në Kosovë, me kryqëzimet dhe bekimet “hyjnore” (në fakt politike!) që ua bënte ajo ushtarakëve serb, paramilitarërve rus dhe mercenarëve bjellorus, u bë hisedare aktive e masakrave e dhe vrasjeve makabre që u ndodhën civilëve; boshnjak, kroat e shqiptarë.

Tani, ajo po shihet haptasi që edhe sot është duke na provokuar, ashtu sikurse në vitin 2004, kur turmat e gjëra shqiptare ranë në kurthin saj dhe të BIAS (Shërbimi Intelegjent serb)! Në këtë rast, Ministria e jonē e Planifikimit Hapsinor, duhet të shpalos një Marrēveshje të arritur në vitin 2013, ndërmjet ministrisë përkatëse, Kishës Ortodokse, zyrës së BE’së në Kosovë, ambasadës britanike dhe asaj amerikane, ku thuhet se; dyert e Kishës politike në kampusin Universitar, nuk do të mund të hapeshin pa miratimin e palëve, të lartëcekura…

Shkruan: Fadil MALOKU

Leave a Reply