Kali i Trojës në Kosovë

0
435

E gjithë kjo çka po ndodhë dhe ajo që do të ndodhë me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, është si rezultat e veprimeve të papërgjegjshme të politikanëve tanë, e në veçanti të Hashim Thaqit dhe Isa Mustafës që ishin artikuluesit dhe dizajnerët kryesor të kësaj të keqe.
Ky binom, Thaqi – Mustafa e ka patur shumë lehtë t’a refuzojnë propozimin inicial mbi formimin e Asociacionit, me arsyen logjike se vet titulli Asociacioni i komunave me shumicë serbe është në kundërshtim me vlerat dhe parimet themelore të Bashkimit Europian, sepse është në kundërshtim me karakterin multietnik mbi të cilën bazohet shoqëria Europiane, mirëpo mbase Europa kishte gjetur njerëz servila dhe injoranta, kjo çështje u transformua në problemin dhe bëthamën kryesore mbit ë cilat don të thehen shtizat.
Thaqi – Mustafa më 2013-ën, përmes Marrëveshjes për Asociacionin apo « Zajednicën », në Kosovë ata futën Kalin e Trojës të mbushur përbrenda me plot probleme për destabilizimin, defunksionalizimin dhe ndarjen e ardhshme të Kosovës në baza etnike.
Mbrëme në një televizion në pyetjen e gazetarit drejtuar Thaqit, se a e ndien veten fajtor dhe përgjegjës për Marrëveshjen e arritur për Asociacionin, ai jo vetëm që nuk pranoi fajin por, si zakonisht, ate ua hedh të tjerëve duke harruar se ai është në krye të institucioneve dhe është protagonisti kryesor i të gjitha proçeseve në Kosovë, prandaj edhe përgjegjësia mbi te është kolosale.
Nga ana tjerër, figura e dytë kryesore e kësaj të keqe, Isa Mustafa, dje ka publikuar një letër të Frederika Mogherinit dërguar Mustafës para nënshkrimit të Marrveshjes për Asociacionin, në të cilën thuhet se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, duke dashur që t’a amnestojë veten dhe fajin t’ia adresoj Mogherinit.
Nëse Mogherini e paska paralajmëruan Isa Mustafën, atëherë parashtrohet pyetja, pse ky binom ia dha kompetencat ekzekutive « Zajendicës », sepse tekstin e Marrëveshjes nuk e ka shkruar Mogherini !? Kush ua shkruajti Marrëveshjen Thaqit – Mustafës ?! A u konsultuan paraprakisht me juristë dhe profesorë të njohur të kësaj fushe ?! Pse u shpejtua pa parapërgatitje me Asiciacionin, dhe agjendë e kujt ishte kjo ?! A nuk mjaftuan koncesionet e Pakos të Artisarit që i dhanë të drejta ekstrakushtetuese serbëve të Kosovës, që asnjë etni në Europë nuk i ka ?! Me këtë Marrëveshje, a ishte përgatitur terreni, që atëherë, për ndarjen e Kosovës ?!
Këtyre dhe shumë pyetjeve tjera, përgjigje duhet t’i jep një Komision Hetimor që do të duhej në urgjencë t’a formojë Kuvendi i Kosovës. Po ashtu, përveç Thaqit dhe Mustafës duhet përcaktuar edhe nivelin e përgjegjësisë të deputetëve që votuan me kaq lehtësi një dokument kaq të rëdësishëm për të ardhmen e Kosovës.
I dërguari i posaqëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, dje përfundoi vizitën e tij treditore në Kosovë. Gjatë largimit nga Kosova, përveç tjerash, ai deklaroi se Kosova duhet t’a formojë sa më shpejt Asiciacionin dhe t’a përgatitet Statutin e saj dhe nëse është e nevojshme të ndryshohet edhe Kushtetuta e Kosovës.
Por ajo që « ra në sy », dhe që ende nuk u komentua nga askush, është momenti kur ai tha se hapi tjetër është negocimi i statusit të komunitetit serb. Për çfar statusi të komunitetit serb bëhet fjalë, statut shtetformuas, federalizimin, konfederalizimin e Kosovës apo….. ?!
Miroslav Lajçak pas Kosovës shkoi në vizitë në Serbi, prej nga dje përsëriti ate çka tha në Kosovë, duke ia konfirmuar fjalët e Vuçiqit që i kishte thenë disa ditë më parë se Kosova për t’ia hapur rrugën formimit të Asociacionit duhet t’a ndryshojë Kushtetutën dhe se pa Asociacionin nuk ka Marrëveshje finale.
Nga këto deklarata të Lajçakut qartë konstatohet se, ai sikurse Mogherini, i kanë tejkaluar kompetencat duke dalur nga roli i ndërmjetësuesit dhe lehtësuesit të dialogut, në rolin e negociatorit duke u bërë palë e bisedimeve.
Këto deklarata, jo vetëm që janë janë të papranueshme dhe skajshmërisht të papërgjegjshme, por janë të rrezikshme, prandaj Kosova duhet të këndellet dhe të del nga kjo agoni institucionale, t’a mbledh veten, t’i drejtohet BE-së duke qortuar Lajçakun për propozimet e tij që dalin jashtë korrnizave të BE-së, sepse ato mund t’a destabilizojunë sigurinë në Rajon.
Zoti Lajçak duhet mirë t’a dijë se ai nuk është kryenegociator, as negociator, por vetëm ndërmjetësues i palëve gjatë bisedimeve, duke ruajtur neutralitetin.
Po ashtu olitikanët kosovar duhet ta dijnë se Kosova koncesionet ndaj Serbisë i ka bërë në Rambuje, Vienë dhe me Pakon e Artisarit dhe se nuk ka tjetër për të dhënë.

Shkruan: Skender MUSLIU

Leave a Reply