Arteta: E dimë se sa vështirë do të jetë në “Goodison Park”

0
465

Arsenali i shkon Evertonit si mysafir të hënën mbrëma në duelin përmbyllës të xhiros së 15-të në Premier Ligë.

Rikthimi në Goodison Park do të jetë gjithmonë një përvojë emocionale për Mikel Artetën – por ai është plotësisht i fokusuar në tre pikët.

Pritësi i së hënës mbrëma, Everton po lufton për formën dhe është pa fitore në tetë ndeshje, por menaxheri i “Gunners” beson se ata do të përballen me një sfidë të madhe.

“[Ata janë] një ekip që dëshiron t’i rregullojë gjërat dhe të fitojë, dhe të hënën mbrëma në Goodison e di se çfarë do të pres nën dritat me tifozët që kanë, kështu që do të jetë një lojë e vështirë,” tha ai.

“Ka shumë skuadra që po kalojnë atë [formë të dobët] sepse kjo është një ligë që është bërë aq konkurruese saqë në momentin që humbet një ose dy ndeshje, presioni po vjen për të gjithë.

“Nuk është ndryshe atje, padyshim që është një vend shumë i veçantë për t’u rikthyer atje sepse kam kaluar disa vite të mrekullueshme atje, kështu që mezi po e pres”, është shprehur menaxheri spanjoll.

Arsenali renditet në pozitën e pestë me 23 pikë të mbledhura dhe vjen pas një humbje dëshpëruese ndaj Manchester United në Old Trafford, ndërkohë Everton pas formës katastrofale të tyre pozicionohet në pozitën e 15-të me 15 pikë të mbledhura.  

Leave a Reply