Onana lutet që Nistelrooy të jetë pjesë e Unitedit: Ai është një trajner fantastik!

0
80

Portieri i Manchester Unitedit, Andre Onana, pas ndeshjes së mbrëmshme në UEFA Europa League ka dhënë një koment pozitiv për trajnerin e përkohëshëm, Ruud van Nistelrooyn.

Ai shpreson që legjenda e “djajve të kuq” të qëndrojë në skuadër edhe me trajnerin Ruben Amorim – i cili e merr “timonin” pas 11 nëntorit, shkruan Indeksonline

“Do doja që Ruud van Nistelrooy të jetë me ne edhe pas ardhjes së Amorimit.

“Ai është një djalosh, një trajner shumë i mirë dhe ne presim shumë prej tij. Por, në fund të ditës ne nuk mund të vendosim për këtë. Klubi është ai që vendos”, u shpreh Onana

Kujtojmë se pas shkarkimit të Erik Ten Hagut, Manchester Unitedi ka zhvilluar tri ndeshje me trajnerin Nistelrooy – ku ka fituar dy takime dhe ka barazuar në një ndeshje.

https://twitter.com/FabrizioRomano/status/1854780899294118253

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here