Nxënësi, Skender Krasniqi, nga Gjimnazi “Gjon Buzuku” zë vendin e parë në Olimpiadën Kosovare në Fizikë 2023

0
1760

Ka përfunduar olimpiada kosovare në fizikë për vitin 2023.

Nxënës të shkollave të ndryshme në nivel vendi kanë marrë pjesë në këtë garë. Por, fituesi nuk ka pas si të jetë të ndryshme, pos të jetë nga Prizreni, shkruan 04 Online.

Skender Krasniqi, është shpallur fitues i Olimpiadës Kosovare në Fizikë 2023, i cili është nxënës i klasës së njëmbëdhjetë në Gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren.

“Nxënësi i Gjimnazit” Gjon Buzuku” Skender Krasniqi nga klasa XI/10 shpallet fitues i vendit të parë në Olimpiadën Kosovare në Fizikë 2023.
E përgëzojmë Fizikantin tonë të Ri për fitoren dhe i urojmë suksese gjatë përfaqësimit të Republikës së Kosovës në Evropë”, thuhet në njoftimin e Gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren./04 Online

Leave a Reply