Interi ka nisur lëvizjet për të siguruar vazhdimësinë e disa prej futbollistëve kryesorë, duke vendosur rinovimin e kontratave në mesin e prioriteteve të klubit.
Sipas mediave italiane, çështja më urgjente është ajo e mesfushorit Hakan Calhanoglu, kontrata e të cilit skadon në qershor të vitit 2027. Futbollisti turk kërkon një marrëveshje të re dyvjeçare, ndërsa palët synojnë të arrijnë marrëveshje para fundit të vitit.
Në planet e zikaltërve janë edhe Marcus Thuram dhe Federico Dimarco. Ky i fundit tashmë e ka zgjatur kontratën deri në vitin 2028 përmes aktivizimit të klauzolës, por klubi synon ta mbajë edhe më gjatë.
Ndërkohë, Interi ka nisur kontaktet fillestare me Thuramin, ndërsa bisedimet për vazhdimin e kontratës së Carlos Augustos janë në fazë të avancuar.
Drejtuesit zikaltër synojnë kështu të ruajnë bërthamën e skuadrës dhe të sigurojnë stabilitetin e ekipit edhe për sezonet e ardhshme./04 Online/















































