Po kërkonte lëmoshë me fëmijën 2-vjeçar rrugëve të Prizrenit, nëna shoqërohet në Polici

0
179
Foto: Ilustrim

Keqpërdorimi i fëmijëve me qëllim të përfitimit financiar për prindërit është një dukuri shqetësuese në Kosovë. Janë të shpeshta rastet kur prindërit detyrojnë fëmijët e tyre të kërkojnë lëmoshë nëpër rrugët e qyteteve të vendit, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar në rrugën ‘Ekrem Rexha’ në Prizren, ku një nënë është vërejtur teksa kërkonte lëmoshë me fëmijën e saj 2-vjeçar.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda prokurorisë kanë bërë me dije se 40-vjeçarja është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin në cilësinë e të dyshuarës.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj nënës të nisin hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here