Kosova i vendos sanksione të reja Rusisë

0
130

Qeveria e Kosovës ka vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë, si shkak i agresionit të kësaj të fundit ndaj Ukrainës.

Në fjalën e tij, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla tha se në masat kufizuese sipas vendimeve të fundit të BE-së hyjnë vendosja e çmimit tavan në lidhje me transportin e naftës ruse për vendet e treta e shtesa në listën e artikujve të kufizuar që mund të kontribuojnë në avancimin ushtarak rus.

“Ky propozim ka për qëllim miratimin e sanksioneve të reja të vendosura nga BE-ja, kundër Rusisë. Ky propozim i MPJ-së është në përputhshmëri me obligimet ndërkombtare të Kosovës dhe në koherencë me vendimet e fundit të BE-së, si dhe vazhdimësi e masave ndëshkuese kundër Rusisë për shkak të luftës ndaj Ukrainës”.

“Kufizime të çmimeve për naftën bruto dhe vajrat e naftës që kanë origjinë ose eksportohen nga Rusia nga 60 dollarë për fuqi. Eksportin e motorëve të dronëve, eksportet e mallrave dhe teknologjisë me përdorim të dyfishtë. Transaksionet me bankën ruse të zhvillimit rajonal dhe pezullimin e licencave të katër mediave të tjera ruse dhe sanksionim të 141 individëve dhe 49 subjekteve të tjera”, tha Sveçla.

Tutje, ai tha se Kosova, duke pasur qëllimin dhe promovimin e paqes, e ka obligim si shtet që të nxjerrë një vnedim të tillë, që sipas tij, ndihmon në thellimin e bashkëpunimit me BE-në.

Leave a Reply