Numërohen mbi 55% e votave për deputetë, këta janë pesë nga kandidatët më të votuar aktualisht

0
47

Mbi mbi 55 % e votave për deputetë janë numëruar tashmë dhe KQZ ka procesuar rezultatet në webfaqen e saj.

Të dhënat janë nga 1 mijë e 378  vendvotime nga 2 mijë e 498 sa janë në total.

Nga tri partitë e mëdha, VV, PDK dhe LDK, tashmë disa kanë siguruar ulësen në Kuvend.

Sipas këtyre rezultateve, tek VV prin Albin Kurti me 130 mijë e 818 vota. Pas tij renditen Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla.

Në PDK prin Bedri Hamza me 64 mijë e 092 vota.

Ai pasohet nga Përparim Gruda, Arian Tahiri, Uran Ismaili dhe Sala Jashari.

Në LDK e para është Vjosa Osmani me 42 mijë e 525 vota.

Pas saj renditen Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica Xhelili, Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti.

Lisa e AAK është kjo

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here