Ekzekutohen pagat e punëtorëve teknikë, që ishin në grevë, Elshani: Tashti presim përgjegjësi dhe punë

0
39

Drejtori i Arsimit i Prishtinës, Arianit Elshani, ka njoftuar se janë ekzekutuar pagesat ndaj operatorëve ekonomikë, punëtorëve teknikë të të cilëve ishin në grevë.

Përmes një postimi, Elshani ka thënë se tashmë pritet rifillimi i punës në shkolla dhe çerdhe, në përputhje me kontratat dhe marrëveshjen e arritur.

Ai ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të formohet një task-forcë, e cila do të mbikëqyrë gjendjen higjienike në çdo shkollë dhe çerdhe.

Postimi i plotë i Elshanit:

“Pagesat janë ekzekutuar. Tashti presim përgjegjësi dhe punë!

Gjatë ditës së djeshme janë ekzekutuar pagesat ndaj operatorëve ekonomikë, punëtorët teknikë të të cilëve ishin në grevë.

Presim që puna në shkollat dhe çerdhet tona të rifillojë në përputhje me kontratat dhe marrëveshjen e arritur.

Në ditët në vijim do të krijojmë një task-forcë për mbikëqyrjen e higjienës në çdo shkollë dhe çerdhe, për të kërkuar respektimin e plotë të standardeve higjieno-sanitare dhe përgjegjësi nga secili operator dhe çdo punonjës i Drejtorisë së Arsimit.

Shëndeti i fëmijëve tanë është i panegociueshëm.