Nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe MCC-së për energji

0
162

Kjo marrëveshje u nënshkrua nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe drejtorja e MCC, Alice Albright, përcjell teve1.info

Programi Kompakt do të jetë investimi më i madh në sektorin e energjisë në Republikën e Kosovës, në vlerë prej 236.7 milionë dollarëve. Investimet e programit Kompakt do të jenë pronë e Kosovës, dhe shënojnë njërin nga bashkëpunimet më të rëndësishme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Programi do të përfshijë tri projekte: rezerva dhe arbitrazh të energjisë (bateritë me kapacitet 170 Mw, që ofrojnë rezervë 340 Mwh); zhvillimi i fuqisë punëtore dhe përfshirja e grave në sektor të energjisë, dhe Projekti i Institucionit Amerikan të Katalizatorit për Zhvillim. 

Leave a Reply