Në Spitalin e Prizrenit po trajtohen 20 pacientë me COVID-19

0
331

Rënie e numrit të pacientëve të spitalizuar me COVID-19, vërehet në raportin e datës 28 shtator 2021 nga klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjitshme.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, njofton se në trajtim janë 288 pacientë, 208 prej tyre me oksigjeno-terapi dhe 29 në gjendje të rëndë në kujdes intensiv mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 62 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 31pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-COVID

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 14 pacientë

Spitali i Prizrenit, 20 pacientë

Spitali i Gjakovës, 24 pacientë

Spitali i Pejës, 52 pacientë

Spitali i Gjilanit, 20 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 13 pacientë

Spitali i Ferizajt, 23 pacientë.

Aktualisht në Kosovë janë 3 mijë e 605 raste aktive me COVID-19.

Leave a Reply