Në Prizren mbahet Panairi i Bizneseve të Grave i organizuar nën patronatin e Kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka

0

Të shtunën në Prizren, është hapur Panairi i bizneseve të grave, pjesë e së cilit janë gra nga shumë komuna të Kosovës.

Ky panair, i cili po organizohet nën patronatin e kryetarit të komunës, Mytaher Haskuka, ka zgjuar interesimin e grave të cilat merren me zeje të ndryshme, por edhe atyre që merren me kultivimin e mjaltit dhe produkteve të ngjashme. Kryetari , Haskuka, të cilit në shoqëri i kishte arritur nga Prishtina, lideri i LVV-së, Albin Kurti, tha se ky organizim ka për qëllim promovimin e bizneseve të grave dhe shitjen e gjërave të ekspozuara në këtë panair. Ndërkaq, kryetari i LVV-së, Albin Kurti , tha se , panairet e këtilla ndihmojnë në ruajtjen dhe kultivimin e zanateve tradicionale , ndërsa prezantimi në Prizren i produkteve të tilla , do të ndihmonte jo vetëm në njohjen e tyre nëpërmjet turistëve të shumtë , por edhe fuqizimin e ekonomive familjare, theksoi ai. Ramije Pireci nga Prizreni dhe Tahire Mahmuti nga Ferizaj, e vlerësuan të rëndësishëm këtë panair, i cili iu ndihmon atyre jo vetëm në promovimin e punimeve të dorës që ato ekspozojnë, por edhe në shitjen e tyre. Panairi është hapur në Sheshin e Lidhjes, dhe do të jetë i hapur edhe ditën e dielë./TvPz