“Modelja e do Luizin për vete”/ Gazetari zbulon skenarin: Nëse ka guxim, Jori e nxjerr Kiarën për dy javë

0
149

Sapo hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP” Jori Delli mori gjithë vëmendjen e publikut. Në pak ditë, modelja arriti që të kthehej në një nga banoret më të komentuara të këtij reality show.

Arsyeja kryesore se pse Jori ka marrë kaq shumë vëmendje është edhe afrimiteti që ajo ka me Luiz Ejllin. Fansat e tyre po e komentojnë këtë afrimitet edhe si një flirt.

Situata në fjalë është komentuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku sipas moderatorit Flavio Qarri nëse Jori tregohet më e guximshme ajo mund ta nxjerrë Kiara Titon jashtë brenda dy javësh sepse e do këngëtarin për vete.

“Nëse Jori do të jetë e gatshme për pak më shumë guxim, flirt, nëse luan agresivisht kjo vajza brenda javës mbaron filmi për Kiarën dhe brenda dy javësh del”, tha ai.

Leave a Reply