“Mbajeni koronavirusin larg si vjehrrën”, deklarata që bëri një institucion të kërkojë falje

0
482

Këshilli i qytetit Stockport në Britaninë e Madhe ka kërkuar ndjesë pas një postimi në rrjetet sociale ku i kërkonte qytetarëve të tregonin kujdes ndaj koronavirusit duke e trajtuar atë si vjehrrën.

Në postimin e Këshillit të bërë në Facebook dhe në Twitter, tashmë të fshirë, i thuhej qytetarëve se “Hileja për distancimin social është që të veproni sikur vjehrra juaj ndodhet në çdo cep!”.

Por komenti ngjalli reagime të ashpra në rrjetet sociale, ku shumë prej qytetarëve theksonin faktin se dhuna fizike u rrit ndjeshëm gjatë kohës në karantinë, ku më të prekura ishin femrat.

Këshilli e fshiu më pas postimin duke kërkuar edhe ndjesë për përdorjen e stereotipeve, por duke thënë se kishte për qëllim të krijonte ndërveprim me audiencën.

Leave a Reply