MASHT-i publikon emailin ku mund aplikoni për subvencionimin e librave për fëmijët nën 6-vjeç

0
506

Zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi ka njoftuar se deri ne orën 16:00, në platformën e-Kosova kanë aplikuar 32,800 aplikime, shkruan Gazeta Express.

Ai ka dhënë detaje edhe për mënyrën e aplikimit për fëmijët që nuk i kanë mbushur 6 vjet.

Sipas tij në email libri@rks-gov.net duhet të dërgohet numri personal i fëmijës, emri i shkollës dhe komuna.

“Rastet e veçanta kur një fëmijë është regjistruar më herët se mosha 6 vjeçare në klasën e parë po trajtohen duke e dërguar numrin personal të fëmijës, emrin e shkollës dhe Komunën në emailin libri@rks-gov.net”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Leave a Reply