Lori Hoxha dhe Romeo Veshaj bashkë në dasmën e Arbër Hajdarit, rindizen spekulimet për një lidhje

0
572

Romeo Veshaj dhe Lori Hoxha janë përfolur prej kohësh për një lidhje mes tyre por së fundmi këto spekulime janë “ndezur” sërish. Aktori i humorit dhe trashëgimtarja e Top Channel kanë marrë pjesë në dasmën e Arbër Hajdarit që u mbajt mbrëmjen e djeshme, ku janë parë pranë njëri-tjetrit.

Megjithëse dyshja është kujdesur që të mos ndajë asnjë moment nga dasma e Arbërit, të ftuarit e tjerë i kanë “tradhtuar”. Siç shihet dhe nga videoja e mëposhtme, Lori shihet duke kërcyer me çiftin ndërsa pranë saj ndodhet dhe aktori. Nga ana tjetër, të pranishëm ishin dhe Bora dhe Donaldi.

Këta të fundit janë parë shumë të lumtur duke kërcyer dhe duke u përqafuar me njëri-tjetrin. Dalja publike vjen në një kohë kur aktori dhe moderatorja kanë pranuar më në fund se janë rikthyer bashkë duke lënë pas të gjitha ngjarjet që ndodhën gjatë “Big Brother VIP”. /abcnews.al

Video këtu.

Leave a Reply