Leng miks për humbje të peshës

0
70

Këto lëngje për humbje të peshës kanë veçori të shumta ushqyese dhe kanë karakteristika që eliminojnë toksinat dhe yndyrën.

Përdorimi i këtyre lëngjeve është vërtetuar të ketë efekt edhe në detoksifikimin e trupit e poashtu edhe planin tuaj për të rënë në peshë. E para që duhet të bëni është t’i pastroni frutat para se t’i miksoni ato.

Më poshtë i gjeni disa nga kombinimet e frutave të cilat kanë efekte pozitive për trupin e njeriut:

Mollë me boronica

Mollët janë të shkëlqyeshme për të pastruar organizmin. Boronicat ofrojnë vitamin C, E dhe shumë minerale.

3 copë mollë (të plota)

1 filxhan boronica

1 lugë të gjellës fibra të çfarëdo lloji

Ananas i gjelbër

Freskim dhe energji!

½ ananas

1 grumbull i vogël brokoli (2 filxhan)

1 trangull

1 kiwi

Qëroni kiwi-n, shtrydhni brokolit, shtoni ananasin dhe trangullin në mikser. Servoni menjëherë.