Visar Shehu e fton në debat publik Shaqir Totajn, paralajmëron padi kundër tij

0
506

Nënkryetari i Prizrenit, Visar Shehu, e ka ftuar Kryetarin e PDK-së Dega në Prizren, Shaqir Totaj, në debat publik.

Reagimi i Shehut ka ardhur pas kritikave të Shaqir Totajt se në QKMF në Prizren, mbulohen rastet pozitive të personelit shëndetësor për qëllime politike.

Në mes tjerash, Shehu, në një shkrim në ‘facebook’, ka thënë se nëse Totaj e injoron ftesën e tij për debat për t’ia demantuar shpifjet, do t’i bëjë padi për shpifje.

“Shaqir Totaj-n, e ftoj ne debat publikisht, ne cilindo emision, ne cilindo televzion, i cili vet e zgjedhe per t’ia demantuar shpifjet, e nje shpifesi ordiner.

Shaqe meqenese e ke te preferuar emertimin perkedheles “talent” po ta them se talenti juaj le shume per te deshiruar!

P.s. nese e injoron ftesen time per debat, pasi qe te pastrohesh nga shkeljet ligjore te rregullave te pandemise, do e kesh edhe nje padi per shpifjet qe po i thua, normal nga ekipi yt krejtesisht injorant, qe po te fusin ne rruge qore!”, ka shkruar Shehu./04 Online

Leave a Reply