SHBA zyrtarisht tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

0
464

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka tërhequr zyrtarisht SHBA-në nga Organizata Botërore e Shëndetit, të cilën e akuzon për keqmenaxhim të pandemisë së Covid-19, njoftoi sot një senator amerikan.

Senatori demokrat Robert Menendez, tha se tërheqja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga OBSH është bërë në mes të një pandemie.

“Kongresi ka marrë njoftim se presidenti ka hequr zyrtarisht SHBA-në nga OBSH-ja, në mes të një pandemie”, shkroi në Twitter Robert Menendez, anëtari demokrat i Komitetit të Punëve të Jashtme të Senatit.

Trump ka njoftuar më herët gjithashtu, edhe një ndërprerje të fondeve për organizatën/KP.

Leave a Reply