Të dielën shqyrtohet mundësia për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

0
501

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar që Qeveria e tij mund ta shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në rast se numri i të infektuarve vazhdon të rritet.

Hoti ka njoftuar se të dielën do të takohet me Këshillin e Sigurisë Kombëtare me të cilët do të diskutojnë dhe do të vlerësojnë se a është e nevojshme që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në vend.

“Mund të jetë vendim jopopullor por unë mund të shkojë në ekstreme për mbrojtjen e jetës së qytetarëve sepse besoj se ajo është mbi të gjitha. Krejt humbjet ekonomike që i bëjmë bashkë nuk janë sa jeta e qytetarëve. Nuk guxojmë të vijmë në situatën ku nuk ka shtretër për pacientë”.

Leave a Reply