“Dajë, a ta merr mendja që do t’vdes?” I thash, “jo dajë, ti je shumë e fortë dhe do t’ia dalim së bashku.”

0
510

Në dedikimin dhe njoftimin prekës, Basha ka kujtuar edhe herën e fundit që është parë me mbesën e tij dhe pyetjen që i kishte bërë ajo, nëse do të vdiste.

Deputeti shqiptar i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka ndarë me publikun një lajm të hidhur. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Basha ka bërë me dije se një natë më parë ka humbur mbesën e tij 9-vjeçare, e cila quhej Elita.

Ndër rreshta, deputeti i Bashës shkruan se prej një viti, e vogla Elita po luftonte me kancerin dhe vetëm në muajin që lamë pas, në qershor kishte mbushur plot nëntë vite që jetonte.

Në dedikimin dhe njoftimin prekës, Basha ka kujtuar edhe herën e fundit që është parë me mbesën e tij dhe pyetjen që i kishte bërë ajo, nëse do të vdiste.Për një vit kanceri ia pamundësoi Elitës lëvizjen, pastaj të pamurit, e paralizoi atë pjesërisht, dhe në fund, pas gjithë vuajtjeve për një vit rresht, zgjodhi t’ia ndal edhe zemrën e vogël që kishte dhe ta ndaj nga ne përjetë. Meqenëse jeta është plot sfida e vuajtje, kjo qenka edhe më e vështirë kur sfidohesh me vdekjen e një fëmiju vetëm 9 vjeç. Pa fajin e saj Elita sot nuk mund të rritet si shokët dhe shoqet e veta. Ajo nuk do ta ketë mundësinë ta kryej shkollën e mesme, as fakultetin, por as të rritet duke ëndrruar një familje e karrierë. Kanceri vendosi me ia shu të gjitha andrrat. Herën e fundit derisa prisnim në takim në Spital më pyeti, “Dajë, a ta merr mendja që do t’vdes?” I thash, “jo dajë, ti je shumë e fortë dhe do t’ia dalim së bashku.” “Shpresoj që ia dalim dajë sepse nuk dua ta lë mamin vet,” ma ktheu Elita, e cila nuk e kishte hallin e vet se vdiste, por të mamit që po e linte vetëm sepse ishte fëmiu i vetëm. Elita, ti e le mamin, por edhe krejt neve loqk. Ne të gjithë do t’jemi afër mamit, por jo edhe afër teje zemra dajës. Më fal Elita që nuk arritëm me t’ofru shpëtim, por faleminderit që na le aq shumë kujtime që përmes tyre t’jetojmë me ty gjithmonë. Faleminderit për çdo gjë Elita, dhe lumja ti për mamin dhe dashninë e përkushtimin e saj për ty, e cila që çdo sekond t’jetës e ka ndërtu për ty dhe rreth teje,”- shkruan deputeti krah fotos së mbesës së tij të ndjerë.

Leave a Reply