Oda Hoteliere Turistike kërkon nga Qeveria e Kosovës që ta mbështesin gastronominë për shkak të pandemisë

0
537

Pak ditë pas themelimit të Odës Hoteliere Turistike, janë vënë në lëvizje për ta mbështetur këtë sektor në kohë pandemie.

Drejtuesit e kësaj ode me Kryetar Hysen Sogojeva, janë pritur në takim nga zëvendës Kryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, me ç’rast kanë biseduar për vendimet për gastroniminë kosovare.
Në mes tjerash në këtë takim është kërkuar që gastronomia të punojë deri në ora 23:00 për shkak të sezonit të verës, duke kërkuar njëkohësisht edhe lejimin e ahengjeve, dhe jo vetëm.

“Sot mbajtëm takim me zëvendës kryeministrin e parë të Kosovës,Z.Besnik Tahirin dhe anëtarët e Odës Hoteliere Turistike të Kosovës në lidhje me vendimet për Gastronominë Kosovare.

Shkaku se Turizmi e më saktësisht sektori i Gastronomisë luan një rol shumë të rëndësishëm si shtysë e zhvillimit ekonomik dhe social në vend sidomos në periudhën e stinës së Verës ku të gjithë jemi të vetëdishëm që Gastronomia ndërlidhet me proceset e ndërrmarrjeve tjera duke cekur kështu ndërrmarrjet e organizimeve të eventeve të ndryshme, këngëtarët, rrobaqepësit, dyqanet e veshjeve solemne, ndërrmarrjet e shërbimeve artizanale, grupet e vallëtarve, dhe shumë e shumë ndërmarrje tjera të cilat do kenë humbjet e tyre shkaku i ndalimit të funksionimit të punës.

Duke mos harruar se vizitorët do kenë nevojë të marrin shërbime gjatë kohës kur ata dëshirojnë të pushojnë e të freskohen.
Përveç turistëve të huaj, e vizitorët lokalë, pra banorë të Kosovës që zgjedhin të kalojnë fundjavat apo pushimet në destinacionet e ndryshme brenda vendit, janë një grup i rëndësishëm i përdoruesve të shërbimeve e veçanarisht atyre gastronomike.
Gastronomia është një sektor i ndërlidhur ngushtë me turizmin që po përjeton transformim këto vitet e fundit.
Qytetarët e kan ndryshuar mendimet e tyre sa i përket pregaditjes së ushqimit dhe mbajtien e ahengjeve nëpër shtëpitë e tyre. Ndaj kërkesa për të pasur shërbime gastrononike të gatshme vetëm sa është rritur.
Ne kështu nga të gjithë këta faktorë kërkuam që aktivitetet Gastronomike të mbahen deri në ora 23:00 të mbrëmjes e kështu të lejohen ahengjet në përgjithsi.
Nga kjo ne si Odë Hoteliere e Kosovës kërkuam lejimin e funksionalitetit të Gastronomisë dhe shpresojmë që të gjithë do ia dalim mbanë duke mos pasur humbje ekonomike dhe duke u kujdesur njëkohësisht për shëndetin publik të qytetarve.

  • Prof.Dr. Hysen Sogojeva, Kryetar i Odës Hoteriere Turistike të Kosovës
  • Prof.Dr Alberta Tahiri, Nënkryetare e Odës Hoteliere Turistike të Kosovës
  • Visar Demolli, Drejtor ekzekutiv i Odës Hoteliere Turistike të Kosovës
  • Afrim Muqiqi, Drejtor i departamentit të estradës
  • Flamur Bahtijari, Nënkryetar i Odës Hoteliere Turistike të Kosovës
  • Hamdi Bytyqi, Menaxher gjeneral i restorant “Oita”-“, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply