Spitalit në Prizren i shtohen 100 shtretër për trajtimin e pacientëve me COVID-19

0
535

Shkaku i rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19, Spitali Rajonal i Prizrenit ka rritur kapacitetet për të trajtuar personat e infektuar me këtë virus.

Drejtori i këtij spitali tha se stafi është në përgatitje edhe të 100 shtretërve të tjerë, në Repartin Infektiv, Pulmologji e Neurologji, në rast se gjendja me pandeminë përkeqësohet edhe më shumë, raporton KOHA.

Gjatë të martës në Spitalin e Prizrenit trajtoheshin gjithsej 56 pacientë, prej tyre 19 të konfirmuar me koronvirus, e të tjerë në pritje të rezultateve.

Përveç pacientëve me Covid-19, në hapësirat e këtij spitali vazhdojnë të trajtohen edhe pacientë me sëmundje të tjera.

Komuna e Prizrenit në përgjithësi ka rreth 140 raste pozitive me koronavirus. E për shkak të numrit të të infektuarve edhe në këtë komunë vlen masa e kufizimit të lëvizjes prej orës 21:00 deri në 5:00.

Sipas, drejtoreshës së Shëndetësisë në këtë komunë, Narqize Hoxhaj, qytetarët tashmë kanë filluar të vetëdijesohen dhe se situata po menaxhohet mirë.

Spitali Rajonal i Prizrenit ka gjithsej 5 infektologë, e nga stafi mjekësor deri tash të prekur me Covid-19 janë 4 persona.

Leave a Reply