Një çiklist në Prizren bëhet për spital, goditet nga vetura në lëvizje

0
332

Në Prizren një çiklist ka mbetur i lënduar pasi është goditur nga një automjet në lëvizje.

I lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit të rastit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që me automjet nga pa kujdesia ka goditur çiklistin mashkull kosovar. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply