Arrestohen dy persona në Prizren, dyshohen për trafikimin e një të miture

0
319
Foto: Ilustrim

Janë arrestuar dy meshkuj në Prizren nën dyshimin se kanë trafikuar një femër të mitur.

Aktualisht viktima është strehuar në një vend të sigurt, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit e kanë kryer veprën penale ndaj viktimës femër kosovare (e mitur). Viktima është strehuar në vend të sigurt, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia./04 Online

Leave a Reply