Ish-ambasadori Amerikan, Delawie: Konflikti Kosovë-Serbi është larg zgjidhjes

0
300

Diplomati amerikan si dhe ish-ambasadori i ShBA’ve në Kosovë, Greg Delawie, po thotë se konflikti në mes të Kosovës dhe Serbisë është larg zgjidhjes.

Ndërsa ndryshe, nga ky diplomat, kryeministri Kurti është shprehur optimist se marrëveshja me Serbinë do të kryhet gjatë mandatit të tij, për këtë sot nga ambasada e ShBA’ve u tha se gjatë këtij mandati të përmbyllet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë. Por në praktikë një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve nuk po shihet gjëkundi, kjo duke iu referuar takimeve të delegacioneve në Bruksel të cilët kanë dallime të thella, shkruan Gazeta Metro.

Në një postim në Twitter Delawie para disa ditëve ka thënë se vetëm par pakë jave në kufirin Kosovë-Serbi janë vendosur nga ana e Serbisë ushtarë në zonat kufitare si kërcënim.

Ai shtoi se me siguri se konflikti Kosovë-Serbi, është lar zgjidhjes, pavarësisht përpjekjeve nga amerikanët dhe europiant. Këtë ai po e sheh si realitet, shkruan Gazeta Metro.

“Serbia ende nuk e njeh #Kosovën dhe vetëm pak javë më parë vendosi ushtarët e saj në zonën kufitare si kërcënim. Konflikti është larg zgjidhjes, pavarësisht përpjekjeve të shumta nga unë dhe amerikanë dhe evropianë të tjerë gjatë shumë viteve. Realiteti.” ka shkruar Delawie.

Leave a Reply