Çmimi i naftës vazhdon të shënojë rënie

0
450

Çmimet e naftës vazhduan prirjen e tyre të rënies pasi SHBA thuhet se u kërkoi konsumatorëve të mëdhenj të naftës, si Kinës dhe Japonisë, të konsiderojnë një lirim të konsideruar të rezervave të naftës për të ulur çmimet.

Raportohet se Kina ka deklaruar se po lëviz për të liruar pak naftë nga rezervat e saj sot herët.

Nafta e papërpunuar standarde ndërkombëtare ‘Brent’ sot u tregtua me 79,91 dollarë për fuçi, duke shënuar një rënie prej 1,13 për qind pas mbylljes në ditën e djeshme me 80,82 dollarë për fuçi.

Standardi amerkan ‘West Texas Intermediate (WTI)’ sot u tregua me 77,1 dollarë për fuçi, duke shënuar një rënie prej 1,62 për qind pasi dje u mbyll me 78,36 dollarë për fuçi.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) dhe Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) në raportet e tyre të javëve të fundit mbi tregun e naftës kanë theksuar se më shumë furnizim do të jetë i disponueshëm në muajt e ardhshëm.

Pavarësisht raporteve për më shumë disponueshmëri të naftës, ekspertët besojnë se ky zhvillim do të japë vetëm një zgjidhje të përkohshme për të luftuar çmimet e larta të naftës.

Leave a Reply