Haskuka së bashku me KFOR-in Turk shpërndajnë pako me veshmbathje për familjet në asistencë sociale

0
453

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me Kryesinë e Këshillit Turk në Kosovë, kanë bërë shpërndarjen e veshmbathjeve për 20 fëmijë jetim.

Përzgjedhja e fëmijëve jetim nga familjet e dëshmorëve dhe atyre me gjendje të rëndë ekonomike është bërë nga Qendra për Punë Sociale.

Postimi i plotë i Mytaher Haskukës:

“Sot së bashku me Kryesinë e Këshillit Turk në Kosovë kemi bërë shpërndarjen e veshmbathjeve për 20 fëmijë jetim, të cilët u përcaktuan nga Qendra për Punë Sociale, kryesisht nga familjet e dëshmorëve dhe të atyre në gjendje të rëndë ekonomike.

Falënderoj KFOR-in Turk për këtë mbështetje që ofruan në prag të festës së Bajramit, të cilët po ashtu do të dhurojnë pako edhe për fëmijët e porsalindur, e që janë raste sociale.

Ky nuk është bashkëpunimi i parë me KFOR-in Turk, të cilët i falënderoj për mbështetjen e ofruar sidomos në fushën e arsimit dhe mirëqenies sociale”, ka shkruar Haskuka./04 Online

Leave a Reply