Berisha: Emërimi i një Koordinatori Shtetëror për Dialog me Serbinë është rikthim në vitin 2011!

0
489

Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, i cili njëherit është edhe zëvendës ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme në qeverinë Hoti, ka shprehur një mendim tjetër rreth emërimit të Koordinatorit Shtetëror për Dialog me Serbinë.

Berisha shprehet i bindur se kjo e rikthen dialogun mes dy vendeve në vitin 2011. Siç e dijmë, Koordinator Shtetëror për Dialog është emëruar zyrtari i vjetër i LDK-së, Skender Hyseni.

Reagimi i plotë i Zafir Berishës:

“Pas ndërprerjes së dialogut me Sërbin, fokusi i të gjithëve, vendor e ndërkombëtar, ka qenë se kthimi në tavolinën e bisedimeve me Sërbin do të ndodh për të finalizuar marrveshjen për njohje reciproke në mes dy vendeve, por jo për të vazhduar rrugën pa fund të Edita Tahirit, Blerim Shalës, Avni Arifit etj, bisedime këto të cilat Sërbia e shfrytëzoj me mjeshtëri për avansimet e veta në mekanizmat ndërkombëtare.

Kosova në këto momente delikate për vendin, duhet të jetë e bashkuar si asnjëher më parë dhe të lihen menjëan inatet partiake e poltike, në të kundërtën askuj nuk i duhet një Kosovē që pëson disfatë diplomatike përballë Sërbis!

Temat të cilat i rihapën në bisedime Sërbia, mund të zgjidhen dhe diskutohen vetëm pasi ta njoh Kosovën si shtet, ajo edhe 100 vjet ka me nxerrur tema për debat e bisedime prandaj duhet të kemi kujdes…”, ka thënë Berisha./04 Online

Leave a Reply