Goditet një këmbësor në Medvec të Prizrenit, bëhet për spital

0
419
Foto: Arkiva - Ilustrim

Një person me veturë nga pakujdesia ka goditur një këmbësor në fshatin Medvec, në Prizren.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 22:30.

Siç thuhet në njoftim viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

“Vozitësi m/k, gjatë lëvizjes me veturë nga pakujdesia ka goditur këmbësorin m/k. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, tutje në raport thuhet se me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Leave a Reply