Avdyli: Synohet të rritet interesimi i kompanive të huaja për investim në Prizren

0
484

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lista “GUXO”, Haxhi Avdyli, ka marrë pjesë në Forumin “Invest in Prizren”.

Avdyli ka thënë se përmes këtij organizimi synohet të rritet interesimi i kompanive të huaja për investim në Prizren.

“INVEST IN PRIZREN : Sot me pjesëmarrjen e kryeministrit Albin Kurti, kryetarit të komunës Mytaher Haskuka ,kryetarëve të komunave binjake, zv/ministrave, deputetëve, përfaqësuesve të shoqatave e bizneseve lokale dhe ndërkombëtare, filloi e edicioni i dytë “Invest in Prizren” që do zgjase 3 ditë.
Përmes këtij organizimi synohet të rritet interesimi i kompanive te huaja për investim në Prizren përmes realizimit i projekteve konkrete biznesore që do ketë impakt direkt në zhvillimin ekonomik lokal dhe uljen e papunësisë . Ky forum do mbetet urë lidhëse edhe në mes të bashkatdhetarëve tanë, e bizneseve nga qytetet e binjakëzuara, me bizneset e vendit tonë. #përPrizreninezhvilluar”, ka thënë Avdyli./04 Online

Leave a Reply