Policia dënon mbi 800 qytetarë që nuk respektuan masat anti-COVID

0
349
Foto: Ilustrim

Që nga muaji gusht i vitit të kaluar, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjoba për të gjithë qytetarët të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID.

Pavarësisht situatës me COVID-19, shumë qytetarë të vendit nuk po i respektojnë masat mbrojtëse nga ky virus, e për këtë arsye policia pothuajse çdo ditë ka dënuar me qindra qytetarë.

Dënimet e tilla, Policia e Kosovës nuk i ka kursyer as gjatë ditës së martë, ku ka bërë të ditur se vetëm në 24 orëshin e fundit janë dënuar 836 qytetarë të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID, ligj ky i cili ka për qëllim parandalim e përhapjës së infeksionit me këtë virus.

Rikujtojmë se vetëm gjatë ditës së martë në vendin tonë janë konfimuar 1,901 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 13 raste të vdekjes nga ky virus.

Leave a Reply