Kuvendi miraton rezolutën në mbështetje të popullit të Ukrainës

0
231

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme parlamentare ka miratuar rezolutën në mbështetje të popullit të Ukrainës, shkruan Reporteri.net.

Kryetari i Kuvendit, Galuk Konjufca ka thënë se me këto rezolutë i japin mbështetje të plotë popullit të Ukrainës, të cilët po mbrohen nga sulmi pushtues i Rusisë.

Rezoluta thekson se “Kuvendi dënon në mënyrë të ashpër agresionin dhe invazionin e paligjshëm të Federatës Ruse ndaj Ukrainës si dhe përfshirjen e Bjellorusisë në këtë agresion”.

Konjufca po ashtu ka thënë se përmes kësaj rezolute Kuvendi i kërkon Qeverisë që të ndaj një fond të veçantë për popullin e Ukrainës.

Leave a Reply