Krijohet ventilatori për frymëmarrje në Kosovë

0
139

Ventilatori është testuar dhe shumë shpejt do të jetë i gatshëm për prodhim

Virusi korona është shpërndarë në shumë shtete anembanë globit, ku qeveritë e ndryshme po marrin masa për parandalimin e tij.
Në këtë kohë, spitalet kanë nevojë për ndihmë, sidomos në ato vende më pak të zhvilluara ekonomikisht, shkruan albinfo.ch.

Kështu kompania kosovare “Formon” ka krijuar ventilatorin për frymëmarrje.
Ventilatori është testuar dhe shumë shpejt do të jetë i gatshëm për prodhim.
Ventilatori është i domosdoshëm për raste urgjente te pacientët që kanë probleme me frymëmarrje, e në këtë kohë vendit mund t’i hyjë në punë, pasi edhe koronavirusi shpesh shkakton telashe të tilla.

Ventilatori, sipas një komunikate nga Innovation Centre Kosovo, është pajisje lehtë e prodhueshme, përfshirë edhe pjesët të cilat mund të prodhohen me printerët 3D nga “Formon”.

“Ventilatori për frymëmarrje gjatë fazës së testimit. Shpejt gati për prodhim. #MadeInKosova Formon. Mirënjohje për djemt e vajzat që po punojnë pandërprerë!”, thuhet në njoftim

Leave a Reply