Kryesuesi Maloku priti në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Michael Davenport

0
139

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial (KPK), Jetish Maloku, ka pritur në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Michael Davenport.

Që në fillim të takimit të sotëm, Kryesuesi Maloku, falënderoi Ambasadorin Davenport për vizitën e tij, duke shprehur mirënjohjen e tij të veçantë për bashkëpunimin, kontributin dhe angazhimin e Misionit të OSBE-së në Kosovë në fushën e sundimit të ligjit.

Më këtë rast, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Jetish Maloku, tha se Misioni i OSBE-së në Kosovë ishte dhe mbetet një organizatë tejet e rëndësishme në kuadër të zbatimit të objektivave strategjikë të sistemit prokurorial, qoftë përmes organizimit të trajnimeve specifike dhe përmes formave të tjera profesionale dhe teknike.

Nga ana tjetër, shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Davenport, falënderoi kryesuesin Maloku për pritjen, duke theksuar gatishmëria e OSBE-së për të vazhduar mbështetjen e mëtejshme për forcimin e zbatimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve në Kosovë.

Meqenëse, KPK-ja dhe Misioni i OSBE-së bashkëpunojnë përmes projekteve dhe memorandumeve të ndryshme, me qëllim të ngritjes së efikasitetit, efektivitetit, komunikimit dhe transparencës së sistemit prokurorial, z.Maloku dhe z.Davenport shprehën gatishmërinë e institucioneve që përfaqësojnë për të thelluar dhe intensifikuar bashkëpunimin drejt realizimit të të gjitha projekteve në fushën e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Leave a Reply