Dëmtimet “largojnë” Abraham nga Roma, sulmuesi kërkohet në Premier League

0
207

Tammy Abraham po kalon një periudhë shumë të vështirë në Itali dhe kjo për shkak të dëmtimeve, me sulmuesin që mungon prej qershorit të këtij viti.

Roma, por edhe sulmuesi janë të mërzitur nga kjo situatë, me 26-vjeçarin që ka vendosur në lëvizje menaxherin e tij që të rikthehet përsëri në Premier League.

Kjo përforcohet akoma edhe më shumë nga zërat e largimit të trajnerit Jose Mourinho, me portugezin që e ka ndër lojtarët e preferuar.

Fillimisht, për momentin janë raportuar për tre klube të interesuara për shërbimet e Abraham, ku në krye qëndron ish-skuadra e tij Chelsea, e më pas Aston Villa dhe Brentford.

Gjithsesi mbetet për t’u parë se kur do të rikthehet anglezi sepse me zero minuta në këmbë vështirë se mund të gjejë një ambient të ri për sezonin e ardhshëm./SS

Leave a Reply