Kosovari u shëruar nga virusi, mediat në Amerikë shkruajnë për daljen speciale të tij nga spitali

0
394

Mediat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportojnë për një të infektuar nga Covid 19, i cili doli nga spitali në një mënyrë të veçantë. Bëhet fjalë për shqiptarin Tom Berisha.

Një burrë nga Nju Jorku, që qëndroi 27 ditë duke e luftuar koronavirusin në spital, është liruar i shëruar me një ceremoni të përshëndetjeve nga stafi që e trajtoi për rreth një muaj në një nga spitalet e Nju Jorkut.

Ai ka dalë nga spitali mes shumë brohoritjeve, duarshtrëngimeve e përqafimeve për ta takuar gruan dhe familjen e tij.

Berisha, i cili ishte pranuar në spital në fillim të prillit, ka thënë se do të jetë përgjithmonë falënderues ndaj stafit të spitalit, që i ndihmuan ta kalojë sëmundjen, trasnmeton Gazeta Express.

“Unë kam për të festuar dy ditëlindje tani: Ditën e lirimit tim dhe ditëlindjen time”, ka thënë 49-vjeçari.

“Stafi nuk u dorëzuan për mua. Kanë bërë punë fantastike”, ka thënë ai.Mary Murphy@MurphyPIX

#LetMeGetUpAndDance When Tom Berisha, 49, got discharged from NYPresbyterian-Allen, after 27 days in April fighting #COVIDー19, he wanted to join the fun. Video shows Bronx man busting a move. He thanked his daily, lunch delivery worker: “You gave me hope.”

Embedded video

13

Leave a Reply