Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para miqësores së nesërme kundër Andorrës.
Përzgjedhësi Franco Foda, së bashku me stafin e tij, ka punuar në detajet e fundit taktike dhe në organizimin e lojës, me fokus në zbatimin sa më të mirë të detyrave në fushë.
Atmosfera në ekip është mjaft pozitive, teksa Dardanët janë gati për sfidën e radhës para tifozëve të vet në stadiumin “Fadil Vokrri”.















































