Kiara emocionohet dhe qan, teksa Luizi këndon në dasmën e improvizuar në BBVA (Video)

0
235

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë qenë në vëmendje gjatë natës së sotme (e mërkurë).

Dyshja e famshme janë ‘martuar’ në një dasmë tradicionale të improvizuar në Big Brother VIP Albania.

Ata befasuan të gjithë teksa në një moment shkëmbyen edhe puthjen e parë me njëri-tjetrit.

Foto: Screenshot/Instagram

Banorët më pas u argëtuan në masë të madhe pasi për ta erdhi për të kënduar artisti i njohur, Altin Shira.

E në një çast tjetër, moderatorja është parë duke qarë kur po interpretonte për të Ejlli.

Brenda shtëpisë së famshme u krijua një atmosferë e mrekullueshme me plot momente emocionuese.

Videot e tyre tanimë janë bërë virale dhe janë shpërndarë gjithandej, duke thyer rekord shikueshmërie. /Telegrafi/

Leave a Reply