Kandidati i LVV-së në Prizren, Edon Muçaj, vendos të bëjë një fushatë ndryshe

0
1088

Kandidati i LVV-së në Prizren për Asamblenë Komunale, Edon Muçaj, ka njoftuar se do të bëjë një fushatë ndryshe prej fushatave që janë organizuar më herët në Prizren dhe tërë Kosovën.

Muçaj ka thënë se do të bëjë një fushatë modeste, pa shpenzime të mëdha, pa sponsorizime dhe mbi të gjitha një fushatë etike.

Njoftimi i plotë:

Sot ka filluar zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale, ashtu siç kam premtuar do të kem një fushatë modeste, pa hargjime marramendëse, pa sponzorizime dhe mbi të gjitha etike. Të gjitha këto do të i bëjë për të vetmin arsyetim pasi që besoj që deri më tani me punën dhe angazhimin tim politik pranë Lëvizjes VETËVENDOSJE! e kam treguar veten time!

Mbi të gjitha Lëvizja!

Voto 144

Mund të jetë një imazh i Edon Muçaj, në këmbë dhe teksti

Leave a Reply