Ishte lënduar rëndë në një aksident në Prizren, ndërron jetë pas 3 muajsh 30-vjeçarja

0
449

Si pasojë e një aksidenti në trafik që kishte ndodhur mbrëmjen e 8 dhjetorit në fshatin Korishë të Prizrenit, kishin mbetur të lënduar dy persona, të cilët u dërguan me urgjencë në spital. Pasagjerja që ndodhej në veturë ishte transferuar në Qendrën Klinike Universitare për shkak të lëndimeve të rënda që kishte marrë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda QKUK-së kanë bërë me dije se 30-vjeçarja nuk ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë sot.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoninë mortore.

Sinjali mëson se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.

Leave a Reply