I afrohet Bayernit, Dortmund bën detyrën ndaj Arminias

0
306

Dortmund vijon të ndjekë hap pas hapi Bayern Munich, ndërsa mbrëmjen e kësaj të diele ka marrë tre pikë ndaj Arminia Bielefeld.

Një rezultat jo shumë i pëlqyer ishte ky për vendasit, që nuk ia dolën të merrnin më shumë se një 1-0 ndaj skuadrës që renditet e 15-ta në Bundesliga.

Dortmund dominoi pjesën kryesore të ndeshjes, por mundi të godiste vetëm një herë në portën e Arminias në minutën e 21’ me Wolf.

Në fraksionin e dytë, vendasit tentuan disa herë që të shumëfishonin rezultatin, por fati nuk ishte në anën e tyre.

Pas ndeshjes së raundit të 26-të, Dortmund renditet e dyta me 53 pikë, shtatë më pak se bavarezët e vendit të parë, por me një ndeshje më pak se këta të fundit, teksa Arminia Bielefeld renditet e 15-ta me 25 pikë të grumbulluara./SS

Leave a Reply