Hoxhaj: Në QKMF në Prizren refuzuan ta trajtojnë një fëmijë 4 vjeçar vetëm pse qante

0
502

Asambleisti i partisë GUXO në Prizren, Petrit Hoxhaj përmes një reagimi në profilin e tij në ‘Facebook’ ka thënë se një nënë e cila e kishte dërguar fëmiun katër vjeçar për të marrë shërbime stomatologjike në QKMF, nga mjekja është pritur shumë keq.

Madje, Hoxhaj ka shkruar se nëna është kthyer pa i marrë shërbimet stomatologjike për fëmiun e saj, që sipas Hoxhajt, kishte dhimbje të forta të dhëmbit.

“Rreth orës 20:10 në QKMF në Prizren, një nënë kërkoi ndihmë urgjente te mjeku Stomatolog kujdestar për vajzën e saj 4 vjeqare, e cila po vuante nga dhimbje të forta të dhëmbit.
Për fat të keq, mjekja kujdestare nuk arriti të durojë të qarën e fëmijës dhe, me një sjellje të papranueshme dhe neglizhencë të theksuar, i tha nënës:
“Shko në shtëpi, edukoje fëmijën dhe hajde nesër.”
Si është e mundur që në një urgjencë në Prizren të ketë mjekë që, në vend se të merren me trajtimin e pacientit fëmijë, ta qetësojnë dhe të fillojnë mjekimin, e largojnë me një ton të ashpër, duke e dëbuar nënën dhe fëmijën nga dhoma dhe duke thirrur sigurimin?
Etika mjekësore, fatkeqësisht, mungon te shumë persona me mantel të bardhë. Të përzësh një fëmijë nga dera e urgjencës vetëm pse po qan dhe ka frikë, është fundi i humanizmit.”, ka shkruar Hoxhaj./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here