Hoxhaj: Dështimet më të mëdha të Haskukës, Pishina olimpike, Shkolla e muzikës dhe Teleferiku

0
466

Kandidatja e PDK-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit, Egzona Hoxhaj, ka kritikuar pushtetin lokal, për siç ka thënë për dështimin në projektet e mëdha.

Hoxhaj ka përmendur projektin për ndërtimin e Pishinës Olimpine dhe shkollës së muzikës, duke thënë se këto projektet kanë mbetur pa u realizuar. Ajo ka përmendur edhe projektin e teleferikut që qon në Kalanë e Prizrenit.

Postimi i plotë:

Kryetar në ikje për 4 vite e ke mbyt Prizrenin me Rrena e Dështime.
Në projektet më të mëdhaja për Prizrenin ke dështuar:
Dy gur themele të vendosura – Pishina Olimpike dhe Shkolla e muzikës, asnjë gurë më shumë nuk është vendosur edhe pse është zgjedhur kompania tenderuese.
E dështove projektin e Teleferikut për lidhjen e Kalasë me qytetin, e tani kinse shikoje nga kalaja me dylbi se përndryshe e kishe problem me I pa dështimet tua.
Po me tranzitin çfarë bëre, e përfundove zgjidhjen, Jo, prap dështove.
Parkingjet në hyrje të qytetit ku mbetën, apo edhe ato si premtim I harrove?!!
Edhe shumë rrena e manipulime, ku qytetarët e kanë parë ftyrën e vërtet tuajën dhe të bashkëpuntorëve tuaj!
Dështimet e juaja nuk mund ti arsyetoni me propaganda të tilla të ulta, sepse njëherë populli beson por nuk duron më edhe 4 vite degradim e shkatërrim të qytetit Historik!!!

Leave a Reply