Ka marrë fund shqetësimi i një familjeje në Suharekë, pasi vajza e tyre 13-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur, është kthyer në shtëpi shëndoshë e mirë.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për një të mitur me inicialet A.D. 13 vjeçare zhdukja e së cilës ishte raportuar në Polici më 23 tetor 2026, rreth orës 20:25.
Sipas informacioneve që ka siguruar Gazeta Sinjali, familja kishte kërkuar ndihmën e Policisë pasi vajza nuk ishte kthyer në shtëpi, duke bërë që rasti të iniciohej si “Person i zhdukur”.
Fatmirësisht, vetëm pak kohë pas raportimit, vajza është kthyer në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.
Rreth orës 21:20, e mitura është paraqitur në Stacionin Policor në Suharekë, e shoqëruar nga të dy prindërit e saj, për të njoftuar autoritetet për kthimin.
Sipas deklarimit të nënës, vajza ishte kthyer pa ndonjë problem shëndetësor, ndërsa dyshohet se gjatë kohës sa familja nuk kishte informacione për vendndodhjen e saj, ajo kishte qëndruar te disa shoqe.
Për zhvillimet e rastit është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.
Me kthimin e të miturës, familja ka marrë lajmin që kishte pritur, ndërsa Policia ka evidentuar informacionet e reja lidhur me rastin./Gazeta Sinjali/














































