Gjenden mbetje mortore në Tusuz të Prizrenit, dyshohet se janë të personave të zhdukur në luftë

0
166

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka vazhduar sot me gërmimet në lagjen Tusuz të Prizrenit, ku janë gjetur disa mbetje mortore.

Kryetari i Komisionit, Andin Hoti, ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, se mbetjet mortore potencialisht i përkasin viktimave të listës së personave të zhdukur.

Sipas tij, ky është lokacioni i 13 brenda këtij viti, ku në shtatë prej tyre janë hasur eshtra.

“Krahas gërmimeve në Prekaz, ekipet tona sot janë zhvendosur ne lagjen Tusuz të Prizrenit, me ç’rast kanë hasur ne mbetje mortore të personave qe potencialisht i përkasin viktimavë të listes së personave të zhdukur. Ky është lokacioni i 13’të brenda këtij viti, ndërsa lokacioni i 7’të me gjetje të eshtrave”, shkroi ai.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme janë gjetur mbetje mortore në Prekaz të Skenderajt.

Leave a Reply