Gegollaj: Asnjëra nga lagjet e Lugishtës nuk e ka rrugën me ndriçim publik, bile as qendra e fshatit

0
586

Kandidati i LDK-së për Asamblenë Komunale në Prizren, Kemajl Gegollaj, është shprehur i indinjuar me pushtetin lokal për mungesë të investimeve në infrastrukturën rrugore dhe në ndriçim publik në fshatin Lugishtë të Hasit.

Gegollaj ka thënë se edhe ato projekte që kanë filluar, nuk kanë përfunduar me kohë dhe nuk i dihet epilogu se si do të përfundojnë. Madje, ai ka thënë se mungojnë trotuaret për kalimtarët, ndërsa asnjëra rrugë nuk e ka ndriçimin publik në këtë lokalitet.

Postimi i plotë:

Nga aty ku filloi gjithçka e imja, nga aty po e filloj edhe fushatën për zgjedhjet komunale të këtij viti, nga Lugishta e Hasit tim!
Kam vizituar sot mbi 2️⃣0️⃣ rrugë të lagjeve të ndryeshme në gjithë fshatin. Në më shumë se dhjetë rrugë kanë filluar punimet 3 muaj më parë e u bë kohë që kanë ngecur në gjysmë, ndërsa në dhjetë e më shumë rrugë të tjera as nuk kanë filluar por as nuk janë në projekt.
Lugishta nuk e ka të gjerë sa duhet as rrugën kryesore dhe nuk ka as edhe 1m trotuar përgjatë saj.
Asnjëra nga lagjet e Lugishtës nuk e ka rrugën me ndriçim publik, bile as qendra e fshatit!
Përveç këtyre që i përmenda, Lugishtën e rigjallëron edhe rruga që lidhet me fshatin Kabash të Hasit, e që shpeshherë është e pakalueshme! Kjo rrugë duhet të bëhet patjetër.
Në të gjithë Hasin është e njejta gjendje; pa rrugë të mira, pa trotuare e pa ndriçim publik. Nuk po flas për shtegun e biçikletave e atë të vrapimit, të cilat ëndërrojmë ti kemi!
Unë do jem zë i pashterrshëm duke kërkuar në Kuvend Komunal të gjitha ato që s’i kemi, duke kërkuar rritje të standardeve dhe cilësi në secilin investim që do ta bëjmë!
Hasi e Prizreni tashmë ka nevojë për një kryetar si Anton Quni e një kuvendar si unë. Njëri për t’i paraqitur mangësitë në vend, tjetri për t’i realizuar projektet e tyre!

PërTëGjithë 1️⃣6️⃣0️⃣ ✅

meKemën 2️⃣0️⃣ ✅

Leave a Reply